Dy piktura 350-vjeçare gjenden në një kosh mbeturinash

20 Qershor, 2021 - 6:30 pm

Një burrë gjeti dy piktura të çmuara vaji 350-vjeçare në koshin e mbeturinave të një parkimi autostrade në Gjermani.

”Burri gjeti veprat e artit në një zonë pushimi në autostradën A7, afër Nurembergut në Gjermaninë Jugore”, deklaroi policia.

Burri më pas vendosi i pikturat në makinën e tij dhe i çoi në policinë e Këlnit.

“Vlerësimet e hershme nga një ekspert tregojnë se të dy punimet mund të jenë origjinale”, thanë hetuesit.

Një nga pikturat mund të jetë ”Portrait of a young boy” nga Samuel van Hoogstraten, një piktor holandez i shekullit të 17-të, i cili ishte nxënës i Rembrandt.

Tjetra është ndoshta “Self-portrait of the artist as Laughter” nga artisti italian i shekullit XVII, Pietro Bellotti.

Autoritetet tani po përpiqen të zgjidhin enigmën artistike.

Policia postoi foto të pikturave në internet me pyetjen shoqëruese “Kush i njeh pikturat dhe/ose si përfunduan ato në koshat e mbeturinave?”./ atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme