E zbuloi një kuratore, piktura e njohur ka qenë kokëposhtë për 75 vite në galeri të ndryshme

29 Tetor, 2022 - 11:00 am

Një vepër e piktorit holandez Piet Mondrian është shfaqur në mënyrë të gabuar për dekada të tëra, por do të mbetet e tillë sepse ka të ngjarë të dëmtohet nëse ripozicionohet.

Vepra “New York City I”, e punuar nga Mondrian në vitin 1941, përbëhet nga shirita ngjitës të kuq, të verdhë, të zi dhe blu, horizontalisht dhe vertikalisht në telajo. Vepra nuk mban firmën e tij, sepse e ka konsideruar veprën të paplotë.

Piktura u ekspozua për herë të parë në vitin 1945 në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. Që nga viti 1980 është ekspozuar në Dusseldorf, Gjermani.

Disa muaj më parë, kur një kuratore gjermane nisi të organizonte një ekspozitë të re për artistin holandez, vuri re se vepra ishte varur me kokë poshtë për kaq shumë vite. Vijat horizontale duhet të bëhen “të trasha” në pjesën e sipërme të pikturës, aty ku duhet të jetë qielli, dhe jo në fund siç shihet sot.

Kuratori thekson se një vepër e ngjashme e Mondrian, “New York City”, e ekspozuar në Paris ka linjat “të trasha” në krye. Ndërkohë, një fotografi nga studioja e piktorit pak ditë pas vdekjes së tij në 1944 tregon punën në një kavalet me pjesën e “dendur” në anën e sipërme.

Por edhe nëse vërtet është bërë një gabim dekada më parë, tani është pothuajse e pamundur të korrigjohet. Shiritat ngjitës janë liruar dhe nëse kthehen me kokë poshtë, vepra do të shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme. /abcnews.al/KultPlus.com

Të ngjajshme