Ekspozita 4N1 bashkon piktorë dhe fotografë në Shkodër

13 Prill, 2019 - 7:00 pm

Në Galerinë Kombëtare në Shkodër është bërë mbrëmë hapja e ekspozitës së katër artistëve: Hazir Reka, Lebibe Topalli, Rozafa Shpuza dhe Pranvera Sylejmani.

Këtë ekspozitë e ka vlerësuar shumë drejtori i kësaj galerie duke e konsideruar si të veçantë për gërshetimin e të dy formave të artit.

Në anën tjetër fotografja Rozafa Shpuza është shprehur se gërshetimi i këtyre dy profesioneve është bërë edhe më parë.

“Kole Indromeno i cili ka pikturuar edhe pikturën e njohur “Motrën Tonë”, ishte edhe piktor edhe fotografë. Ne kemi ndjekur gjurmët e tij dhe kemi sjellë të gërshetuara fotografinë dhe pikturën. Jemi të ndryshëm si artistë por kemi krijuar një ekspozitë që bart shumë emocione”, është shprehur ajo.

Ekspozita e titulluar “4N1” do të qëndrojë e hapur për dy javë./ KultPlus.com

Të ngjajshme