Ekspozita “Artivists for Change” sjell përmes zërit problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë

12 Prill, 2019 - 1:45 pm

Në kuadër të projektit Youth Artivists for Change të martën do të bëhet hapja e audio ekspozitës “Artivists for Change”. Kjo ekspozitë e cila do të mbahet në hapësirën e fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” do të jetë një ftesë për të dëgjuar histori të padëgjuara në një hapësirë të sigurt e pranuese nga të gjithë, shkruan KultPlus.

Përmes kësaj ekspozitë do të diskutohet për problemet që i thërrasin vetëdijes sonë personale e kolektive, të cilat janë sa të njëjta po aq të ndryshme nga njëra-tjetra.  Sfidat e përpjekjet për një jetë normale e pa stigma, eksperiencat dhe eksplorimet personale, vijnë fuqishëm, zëshëm e me krenari në ekspozitën me za.

Ekspozita është e realizuar me storie që janë zhvilluar nga të rinjtë që kanë marrë pjesë në trajnimin për Radio dhe Podcast./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/376673892928213/

Të ngjajshme