займ на карту онлайн потребительский кредит

Ekspozita e Avni Pantinës solli vuajtjet e popullit të Somalisë në Kosovë (FOTO)

Mars 23, 2018 - 12:30 pm

Artisti Avni Pantina mbrëmë solli një rrugëtim artistik nga toka e Somalisë e që ishte përmbledhur në një set të fotografive bardh dhe zi, në të cilin reflektoheshin vuajtjet e popullit atje. Krejt këto erdhën mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ku edhe u bë hapja e ekspozitës “Një jetë bardh e zi”, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Çdo fotografi e tij ishte një depërtim i thellë i luftës për mbijetesë. Çdo shikim i personazheve ishte një thirrje për të shfaqur këtë mënyrë jetese, sikur donin te shiheshin përtej. Në mesin e të gjitha personazheve të tij, janë të vetmit fëmijët ata që në disa raste gjejnë kurajën për të buzëqeshur. Përmes këtyre fotografive, artisti AvniPantina bëhet dëshmitar i përditshmërisë së tyre, i vuajtjes e jetesës atje, duke e sjellë përmes fotografive këtë realitet edhe në Kosovë.

“Karakteret e kapura nga syri i aparatit të Avni Pantinës paraqesin një popull të vuajtur dhe në varfëri të skajshme, mirëpo me një kulturë shumë fisnike dhe dinjitoze”, kështu i përshkruan karakteret e fotografive kuratori i ekspozitës Burim Myftiu.

Muftiu i cili mori fjalën në hapjen e kësaj ekspozite tha se përkushtimi i autorit vërehet në çdo fotografi që ka realizuar në kuadër të projektit të tij atje, ndërsa shtoi se duke sjellë karakteret unike të njerëzve të Somalisë, ai edhe dëshmon një pjesë të jetës së këtij kombi.

“Fotografitë e tij vijnë në bardh dhe zi edhe në kuptimin e fjalës por edhe bardhë dhe zi në kuptimin ashtu si ne dimë të themi me sinqeritet dhe pa dorëza, duke paraqitur një popull eksozotik, me vuajtje, probleme sociale”, u shpreh Myftiu në ceremoninëhapesë. Artisti Avni Pantina numëron gjithsej pesëmbëdhjetë ekspozita, prej të cilave shtatë janë prezantuar në Turqi, një në Somali dhe të tjerat në Kosovë, kurse ekspozita e mbrëmshme në Galerinë e Ministrisë së Kulturës shënonte ekspozitën e tij të parë personale.

Artisti Avni Pantina tregoi për KultPlus se fotografitë e tij flasin për jetën skajshmërisht të varfër në Somali. Fotografitë tij kanë qenë pjesë e një projekti të Bashkësisë Islame të Turqisë, në kuadër të së cilit ndihmohen vende në kuadër të botës.

“Me fotografitë e mija jam munduar ta përshkruaj jetën reale të Somalisë se çfarë ndodhë atje. Në momentin që zbret në aeroport e sheh që je në tjetër botë, në momentin që del në rrugë, qysh në start i sheh vuajtjet e tyre, duke kërkuar lëmoshë, duke vrapuar pas të huajve për t’u dhënë diçka”, tregoi artisti Avni Pantina.

Vendi i Somalisë e kishte nxitur kreativitetin artistik të fotografit që të shkrep me mijëra fotografi, prej të cilave 26 u ekspozuan mbrëmë. Ai thotë se fotografitë e tij atje, krijojnë material edhe për një ekspozitë tjetër nga Somalia. Ai shpreson që këtë ekspozitë me numër më të madh të fotografive ta dërgoj edhe në Turqi, atje ku është në prag të përfundimit të doktoratës.

Avni Pantina është edhe fitues i disa shpërblimeve brenda dhe jashtë vendit si “Salloni i Nëntorit” në Prishtinë në vitin 2010, pastaj çmimin për grafikën më të mirë në vitin 2015 në Fakultetin e Arteve-Universiteti i Hacettepes në Turqi, etj. /KultPlus.com


Të ngjajshme