Ekspozitë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, kushtuar Shkodrës

10 Nëntor, 2023 - 6:00 pm

Në “Netët e Muzeut” të organizuar nga Banka e Shqipërisë ishte e pranishme edhe Shkodra.

16 panele, ku paraqiteshin foto ilustruese të kartëmonedhave lokale të hedhura në qarkullim nga Përlimtarja/Bashkia e qytetit të Shkodrës, si dhe disa nga zhvillimet më tipike të tregtisë dhe ekonomisë të këtij qyteti, në shek. XVII – XIX, si: pazari, mjetet e prodhimit, veshjet tradicionale, orenditë shtëpiake etj.

Kjo ekspozitë u prezantua nga dr. Amila Gjyrezi, ish-drejtore e Muzeut Historik të Shkodrës dhe aktualisht drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Edukimit, Rinisë dhe Sporteve të Bashkisë së Shkodrës.

Aktiviteti “Netët e Muzeut” organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë ishte një mundësi e çmuar për promovimin e trashëgimisë së pasur të traditës shkodrane në etnografi dhe historisë së marrëdhënieve ekonomike disa shekuj më parë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme