Ekspozitë me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”

16 Shkurt, 2024 - 8:15 pm

Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të programit shtetëror për festimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, është hapur ekspozita “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, e organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

Në këtë ekspozitë u paraqit një retrospektivë e veprës së Adem Demaçit, duke përfshirë pjesë të para të romaneve të shkruar në burg dhe dokumente të tjera që shënojnë historinë dhe kontributin e tij në periudhën e luftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të Adem Demaçit./KultPlus.com

Të ngjajshme