займ на карту онлайн потребительский кредит

Galeria Kombëtare e Kosovës

Qershor 5, 2018 - 4:30 pm

Galeria Kombëtare e Kosovës u themelua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezantimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë.

Për këto 30 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita në vend dhe në botën e jashtme, të cilat janë përcjell me shumë botime, dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike nga të cilat është formu një fond i pasur i Galerisë.

Vetëm pas luftës së fundit janë organizuar mbi 200 ekspozita kolektive e individuale, kombëtare e ndërkombëtare, ku kanë ekspozuar mijëra e mijëra artistë. Veprat e tyre u vizituan dhe u shijuan nga qindramijëra artdashës, nga më shumë se 200 delegacione ndërkombëtare, nga personalitete të njohura të jetës politike dhe kulturore, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annani e deri te shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.[2]

Call +381 38 225627

https://www.facebook.com/Galeria.Kombetare.e.Kosoves/

info@galeriakombetare.com