Gani Jakupi me ekspozitë në Prishtinë

23 Tetor, 2017 - 9:00 am

Retrospektiva e Gani Jakupit në galerinë “Monet” në Prishtinë, përmbledh në një ngjarje unike aspekte të ndryshme të krijimtarisë vizuale të artistit kosovar, që tash e shumë vite jeton jasht vendit, shkruan KultPlus.

Në kët ekspozitë mund të njiheni me piktura, vinjeta dhe faqe nga romanet grafike, ilustrime të realizimeve të ballinave për albume muzikore, fotografi, etj. Veprat janë të realizuara në teknika të ndryshme, që nga tushi me kallam e deri te akuarela dhe akriliku, ose edhe në teknikë mixte.

Në hapje do të prezantohet gjithashtu edhe libri i Jakupit “Havana, USA”, i botuar nga Qendra Multimedia, që përmban reportazhin e parë grafik të një autori ballkanik. Ekspozita do të hapet më 27 tetor, në ora 18:00/KultPlus.com

Të ngjajshme