займ на карту онлайн потребительский кредит

Grupi punk ‘Pussy Riot’ në festën e Festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Prill 11, 2019 - 5:21 pm

Grupi i njohur rus “Pussy Riot” ka performuar të mërkurën në Beograd në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile e cila po zhvillohet në Serbi, përcjellë KultPlus.

Anëtaret e grupit të njohur rus që njihet edhe për aktivizëm politik kanë performuar në Beograd pa një njoftim paraprak. Mediat patë njoftuar se ky grup mund të vijë në Serbi në kuadër të organizimeve të kësaj javë mirëpo më shumë detaje nuk ishin publikuar.

Grupi punk “Pussy Riot” sipas raportimit të mediave ka performuar në një lokacion të panjohur mirëpo aty në të njëjtën kohë po mbahej edhe një festë në kuadër të festivalit të njohur “Mirëdita, dobar dan”

“Mirëdita, dobar dan” është festival i cili njihet për shkëmbime kulturore në mes të artistëve nga Kosova dhe Serbia të cilët punojnë së bashku për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme