Hapet ekspozita Fokus Award 2018, Midhat Poturovic shpallet fitues

13 Tetor, 2018 - 1:52 pm

Është hapur mbrëmë në Fier edicioni i radhës i Fokus Award 2018, ekspozitë e cila kurërozon konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesëmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota.

Sipas traditës shumëvjeçare të konkursit, pjesëmarrja është e lirë dhe pakufizime moshe.

Një përzgjedhje prej 36 fotografësh të cilët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Arteve të qytetit të Fierit është bërë nga bordi kuratoriali ekspozitës. 36 fotografitë e ekspozuara në Fokus Award 2018 kanë forcën për të gjeneruar pjesëmarrje dhe aktivizëm dhe për të drejtuar opinionin publik mbi tema të veçanta të sugjeruara nga fotografët pjesmarrës.

FokusAward këtë vit sugjeron si temë “Një duel me dritën” e cila në të vërtetë kthehet në një duel me kohën, me kohën që jetojme, me kohën e lenë pas, me kohën që na pret.

Avin Abassi, Fjolla Besimi, Arben Llapashtica, Agon Nimani, Fahredin Spahija, Ernest Baba, Gent Shkullaku, Jelena Jovetic, Rozafa Shpuza, Enea Verria, Andrea Kiss, Ina Toska, Dali Alili, Serkan Turac dhe fotografë të tjerë janë pjesë e kësaj ekspozite dhe çmimi të veçantë, shkruan KultPlus.

Fotografi Midhat Poturovic nga Bosnja ka marrë çmimin FOKUS AWARD në këtë edicion të nëntë, çmim që kushton 1 mijë dollarë.

Më tej ekspozita si përherë do vazhdojë intinerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.

(Fotografitë janë marrë nga Burim Myftiu / Facebook)

Të ngjajshme