HAVEIT, triumfojnë në mesin e 34 artistëve në Konkursin Artistik

9 Prill, 2018 - 3:27 pm

Kolektivi artistik nga Prishtina i përbërë nga Hana e Vesa Qena dhe Lola e Alketa Sylaj janë përzgjedhur si fituese të konkursit ndërkombëtarë të organizuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në bashkëpunim me University of the Arts London (UAL) dhe King’s College London.

Kolektiviti artistik i njohur për punët e tyre që lidhen ngushtë me konstruktin shoqëror në Kosovë, janë shpallur fitues bashkë me projektin e Studio DK nga Dejan Kaludjeroviq, duke fituar nga 3 mijë euro për të zhvilluar projektet e tyre.

“Honorari për secilin projekt do të jetë 3000 Euro, përfshirë këtu honorarin edhe shpenzimet e realizimit”, thuhet në njoftimin e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohorë.

Konkursi për artistët që punojnë në Kosovë ka qenë pjesë e projektit “Art and Reconciliation” i mbështetur nga Arts and Humanities Research Council – AHRC.

Juria e përbërë nga Dr. Paul Lowe, University of the Arts London (UAL), Dr. Milena Michalski, Kings College, Albert Heta, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Erëmirë Krasniqi, Oral History Kosovo, Paul Coldëell, University of the Arts London (UAL) dhe Nebojša Milikić, REX Cultural Center, Beograd ka vendosur të shpallë fitues projektet e kolektivit artistik Have it (Lola Sylaj, Vesa Qena, Alketa Sylaj and Hana Qena) dhe Studio DK (Dejan Kaludjerović).

Partnerët e projektit gjithashtu kanë vendosur të krijojnë një çmim special për të mbështetur zhvillimin e projektit të Melos Gashit, me honorar prej 1000 Euro, përfshirë këtu edhe shpenzimet e realizimit, përcjell Insajderi.

34 artist dhe grupe të artistëve kanë dërguar projektet e tyre për Konkursin për artistët që punojnë në Kosovë të shpallur nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Projekt propozimet kanë demonstruar kapacitetin kumbues të skenës së artit në Kosovë dhe potencialin për aktivitetet në të ardhmen.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, institucionet partnere dhe juria shpreson ky çmimi do të përkrahë zhvillimin e vazhdueshëm të rolit të arteve në dikursin shoqëror./ KultPlus.com

Të ngjajshme