Lufta e Kosovës në fotografi, për bojkotim të produkteve serbe

28 Dhjetor, 2018 - 12:51 pm

Lufta në Kosovë nuk mund të harrohet, dhe ka fotografi e momente të dokumentuara të kësaj lufte e cila i morri jetën mijëra njerëzve në Kosovë.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Po i sjellim këtu disa fotografi nga faqja Lajme Shqip në Facebook, e cila i ka shpërndarë fotografitë duke dhënë edhe mesazhin e bojkotit të produkteve serbe dhe konsumimit të produkteve shqiptare, marrë parasysh luftën dhe gjenocidin që Serbia ka shkaktuar në Kosovë jo shumë kohë më parë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme