займ на карту онлайн потребительский кредит

Majlinda Kelmendi hap ekspozitën e saj personale në Romë

Janar 15, 2019 - 2:30 pm

Të mërkurën Muzeu ‘Laboratori i Artit Bashkëkohor’ në Universitetin Sapieza në Romë do të hapë ekspozitën personale të artistës Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Kelmendi është artiste e njohur e artit e cila është e vlerësuar ndërkombëtarisht. Ajo ka ekspozuar punën e saj në vende të te ndryshme ndërkombëtare Italia, Austria, Gjermania, Hungaria, Portugalia, Belgjika, Spanja, Polonia, Texas / SHBA, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje.

Ne ceremoni do të jenë prezent Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Itali Alma Lama, Presidenti i Fondacionit Sapienza-Romë Antonello Folco Biagini dhe Drejtori i MLAC Claudio Zambianchi.

Kjo ngjarje është ne patronazh të Ambasadës se Kosovës në Itali, Fondacionin Sapienza Rome dhe Universiteti Sapienza të Romës.

Majlinda Kelmendi (e lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë, Shqipëri) është gjithashtu themeluese e Galerisë ExpoArt40 dhe drejtore artistik nga viti 2008 e këtej në – Projektin Multimedial International Net-Rrjet. Studimet Universitare: Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri nga 1986 deri në vitin 1990. Studime pasuniversitare: Magjistre e Arteve –Fakulteti Arteve të Bukura në Prishtinë prej vitit 1999 deri në vitin 2000. Aktualisht: Profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Arteve të Bukura (nga viti 2000), Departamentin e Artit Konceptual dhe mediave të reja.

Ekspozita do të qëndroj e hapur 16 janari deri më 31 janar 2019 ./ KultPlus.com

Të mërkurën Muzeu ‘Laboratori i Artit Bashkëkohor’ në Universitetin Sapieza në Romë do të hapë ekspozitën personale të artistës Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Të ngjajshme