займ на карту онлайн потребительский кредит

Përkujtohet Marie Logoreci në 100 vjetorin e lindjes (VIDEO)

28 Shtator, 2020 - 4:41 pm

Në një ekspozitë fotografike në heshtje edhe pa shumë bujë, përkujtohet në Muzeun Historik Kombëtar një ndër pionieret e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Marie Logoreci  në 100-vjetorin e lindjes.

Artistja, që i dha shpirtin e saj artit, kujtohet përpos të birit Pjetër Logoreci, i cili ka organizuar së largu gjithçka, në pamundësi për të ardhur për shkak të Pandemisë Covid 19 në Shqipëri, edhe nga një tjetër i afërm, Franko Kovaçi, i cili përpos roleve kujton edhe vlerat e saj njerëzore.

“Një datë simbolike për një artistë, që për mua më shumë se artiste, ishte një njeri i ngrohtë që nuk të krijonte strese. Por, përpos aktore ka qenë edhe këngëtare edhe piktore”, thotë i afërmi i saj, Franko Kovaçi.

Përmes artit magjik, aktorja e qindra roleve e konsideruar nga kritika, si ‘realiste edhe me personalitet’ ka gdhendur portretin e gruas dhe nënës shqiptare, të malësores me karakter të fortë, veçmas në zonat e Veriut, si Lokja tek “Detyrë e posaçme”, Alisa tek “Rrënjët e thella”, Gjela te “Përmbytja e madhe”, apo të tjera role në teatër tek “Cuca e Maleve” dhe “Halili dhe Hajëria”.

“Shpresoj që ekspozita të ketë frekuentim, që brezi i ri të njihet më mirë, me disa figura që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar. Lokja është një ndër personazhet më të kompletuar të saj. Edhe tek Çucat e Maleve, devotshmëria që shfaqte në interpretim ishte mbresëlënëse”, shprehet Franko Kovaçi, gjatë ekspozitës që do të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri në datë 2 tetor.
Marie Logoreci është shuar para 30 vitesh. Mban titujt “Nder i Kombit” dhe “Artiste e Popullit”. /shqiptarja/ KultPlus.com

Të ngjajshme