Piktorja 13 vjeçare nga Prishtina që siguron vet paratë për shërimin e kushtueshëm

25 Prill, 2019 - 10:48 am

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shes pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë. Yllka ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.

“Profesoresha Valbonë i ka parë krejt aftësitë e mija dhe i ka lind ideja që unë mi shit pikturat e mija për me ndihmu mi ble barnat dhe kështu deri sot nuk kisha mundur me ia dalë pa ndihmesën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.

Ajo ka treguar se çdo ditë duhet të bëjë ushtrimet, terapinë t’a përdorë pesë herë në ditë, e pastaj të merret edhe me hobin e saj – pikturën.

“Çdo ditë unë duhet me i kry ushtrimet e mija, të cilat më janë bë si rutinë. Si fillim, çdo mëngjes duhet me bë inhalimin pastaj duhet me i bë ushtrimet, pas ushtrimeve e kam shkollën, por pas shkollës mundohem edhe me i bë pikturat që zgjasin diku dy ditë, pastaj i pi barnat e mija si kreonat, adexin” , u shpreh ajo.

Të fundit

Të ngjajshme