Promovohet instalacioni ‘FROM HERE TO ANYWHERE’ i Driton Selmanit: Drita e Evropës ndriçon më fort kur liria bëhet art

8 Maj, 2025 - 4:17 pm

Në Ditën e Evropës, te Parku i Shkallëve të Arbërisë, sot është promovuar instalacioni “FROM HERE TO ANYWHERE” i artistit të njohur Driton Selmani.

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi me këtë rast ka thënë se ky instalacion është ftesë për të imagjinuar një të ardhme ku kufijtë nuk janë pengesë, por pikënisje.

““Nga këtu drejt kudo” mishëron idealin e lirisë, të lëvizjes, të mendimit dhe të shprehjes, si themel i një rruge që na bashkon, na ndërlidh dhe na jep kuptim si individë e si komunitet.

Mirënjohje të veçantë për organizatën Lëvizja FOL, Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, të cilët me mbështetjen e tyre bënë të mundur realizimin e kësaj vepre që ngjall dialog dhe frymëzim.

Drita e Evropës ndriçon më fort kur liria bëhet art”, ka thënë drejtoresha Halimi./ KultPlus.com

Të ngjajshme