Rrezeart Galica bëhet pjesë e Asociacionit Ndërkombëtar të Dizajnit Kulturor në Kinë (CEIDA)

11 Qershor, 2022 - 3:53 pm

Dizajneri kosovar, Rrezeart Galica, është bërë pjesë e Asociacionit Ndërkombëtar të Dizajnit Kulturor në Kinë (CEIDA), shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo shoqatë, ndërsa kanë mirëpritur edhe Galicën. “Mirë se erdhe anëtari ynë më i ri, Rrezeart Galica. Së fundi, ne e mirëpresim atë edhe një herë në CEIDA, një platformë ndërkombëtare për artin dhe dizajnin, dhe për të kontribuar në shkëmbimin e kulturave të artit dhe dizajnit në mbarë botën”, thuhet mes tjerash.

Rrezeart Galica është profesor në lëndët Dizajn Multimedial dhe Ndriçim, Udhëheqës i Departamentit të Dizajnit të Komunikimit, Fakulteti i Arteve të Bukura, Universiteti i Prishtinës, Republika e Kosovës. Ai është gjithashtu themelues i Akademisë Multimedia.

Ai ka titullin Master në Artet e Bukura në Departamentin e Dizajnit Grafik dhe Multimedias, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe ka doktoruar në Arte nga Akademia e Studimeve Shqiptare / Tiranë, Shqipëri.

Ai ka qenë aktiv në fushën e arsimit të artit dhe dizajnit që nga përfundimi i programit të doktoraturës, derisa ka prezantuar Kosovën në disa vende të botës. /KultPlus.com

Të ngjajshme