Rrugët shumëngjyrëshe të Evropës

4 Tetor, 2021 - 11:30 am

Me pak përpjekje dhe pak bojë në ngjyra të ndryshme, disa rrugë dhe qytete u bënë të famshme për pamjet shumëngjyrëshe që ofrojnë, transmeton KultPlus.

E nëse vendosni që të udhëtoni pse të mos bëni një ndalesë për të qenë dëshmitarë të këtyre rrugëve magjike shumë ngjyra.

Më poshtë do gjeni disa nga fotografitë e rrugëve shumëngjyrëshe:

Burano, Itali

Burano është një ishull i vogël pranë Venecias në Itali. Është një qyteti mjaftë i gjallë, mesdhetar në Evropë. Më parë ishte ishull peshkatarësh, kurse tani është një nga vendet më të dashura për tu vizituar nga turistët.

Stortorget në Stockholm, Suedi

Shumë e famshme në kohën e Krishtlindjeve, shtëpitë e tregtarëve të pikturuar në mënyrë të mrekullueshme të shekullit të 17-të janë ato që do të mbani mend nga Gamla Stan (Qyteti i Vjetër).

Main Square i Poznan, Poland

Sheshi i Qytetit të Vjetër në Poznań është një nga më të gjallët në listë. Sheshet e qytetit të vjetër janë një pikë qendrore, mjaft e dashur nga turistët.

Vernazza, Itali

Vernazza, është fshati më i popullarizuar në Cinque Terre, përgjatë brigjeve Liguriane të Italisë. Destinacioni më i fotografuar për shkak të portit të tij natyror.

Rue Cremieux në Paris, Francë

Ky cep i parajsës është një vend i mrekullueshëm për një fotografi dhe një nga vendet që iu lë shumë përshtypje turistëve.

Nova do Carvalho në Lisbonë, Portugali

E njohur nga turistët si ‘rruga rozë’ aktualisht është një nga zonat më të famshme dhe të preferuara të jetës së natës të vendasve, por atje do të gjeni edhe turistë.

La Muralla Roja, Spanjë

E mbuluar me një ngjyrë që paraqet ‘dashuri’ e me një pamje magjepëse.

Happy Rizzi Haus në Braunschëeig, Gjermani

Kryeqyteti i Alsas qendrore, që gjendet pranë Gjermanisë dhe Zvicrës midis Vosges dhe Rheine dhe Strasburg dhe Mulhouse, është qyteti që u ofron vizitorëve një paraqitje emocionuese të historisë 1000 vjeçare evropiane. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme