Shkurte Ramushi do të prezantohet me ekspozitë personale

15 Nëntor, 2020 - 7:30 pm

Artistja kosovare do të prezantohet me ekspozitë personale në Maqedoni, shkruan KultPlus.

Shkurte Ramushi ka njoftuar se më 17 nëntor do të hapë ekspozitën e saj personale në Galerinë e Arteve Pamore të Tetovës, ku pikturat e ekspozitës “Parajsa tokësore” do të sjellin bukurinë e natyrës, vlerën e së cilës e kuptuam, më shumë se kurdoherë, gjatë kësaj periudhe që na nxori nga përditshmëria, por që na futi në një realitet të ri.

Ekspozita “Parajsa tokësore” do të hapet të martën, në oren 18:00, në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë./ KultPlus.com

Të ngjajshme