Sot hapet ekspozita vjetore e anëtarëve të AAVK

22 Shkurt, 2023 - 3:01 pm

Arti ushqen krijimtarinë, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt në të gjithë globin dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut.

Kështu këtë të mërkurë, më 22 Shkurt 2023, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë do të mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës vjetore të anëtareve të Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës.

Ky është edicioni i 4-të në kuadër të kësaj ekspozite, i cili po pritet për këtë vit të ri.

Në ceremoninë e hapjes do jenë të pranishëm, artistët pjesëmarrës dhe shumë artdashës nga e gjithë Kosova. / KultPlus.com

Të ngjajshme