Ekspozitë mbi aktivitetin e komunitetit shqiptaro-amerikan të Worcesterit

3 Tetor, 2019 - 1:30 pm

Aktiviteti i komunitetit shqiptaro-amerikan të Worcesterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të prezantohet në një ekspozitë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, thekson se kjo ekspozitë do të jetë finalizimi i bashkëpunimit të Komitetit të Festivalit Shqiptar në këtë qytet me Muzeun Historik të Worcesterit.

Kjo, shton ministri Majko, “do të jetë një përpjekje disavjeçare, ku muzeu do të punojë me Komunitetin, institucione dhe muze të tjerë për të mbledhur historinë e Komunitetit Shqiptar në Worcester, SHBA”.

Majko fton të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar të kontribuojnë me foto, materiale filmike, e dokumente të tjera që dëshmojnë për praninë dhe aktivitetin e shqiptarëve në Worchester.

“Një ekspozitë mbi komunitetin shqiptaro-amerikan të Worcesterit, SHBA do të jetë finalizimi i bashkëpunimit të Komitetit të Festivalit Shqiptar në këtë qytet me Muzeun Historik të Worcesterit. Kjo do të jetë një përpjekje disa vjeçare, ku muzeu do të punojë me Komunitetin, institucione dhe muze të tjerë për të mbledhur historinë e Komunitetit Shqiptar në Worcester, SHBA”, shprehet Majko.

Ndaj, shton ai, “për të realizuar këtë dokumentim të rëndësishëm ftohen të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar të kontribuojnë me foto, materiale filmike, e dokumente të tjera që dëshmojnë për praninë dhe aktivitetin e shqiptarëve në Worchester”. /KultPlus.com

Të ngjajshme