131 vjet më parë lindi komediani i njohur, Charlie Chaplin

16 Prill, 2020 - 4:30 pm

Ai ishte për një kohë të gjatë ylli më i njohur i kinematografisë. Çarli Çaplin, aktor dhe regjisor, skenarist dhe kompozitor. Rolet e tij si endacak janë të paharrueshme. Filmat e tij mahnisnin miliona spektatorë.

Charlie Chaplin ishte i dhënë pas grave dhe është martuar gjithsej katër herë. Në fotografi gruaja e dytë e tij Lita Grey Chaplin dhe dy fëmijët në vitin 1913. Yllin e ri të kinematografisë e tërhiqnin gjithmonë vajzat e reja. Kjo shpesh herë i ka krijuar telashe. Në SHBA dhe në atdheun e tij në Angli, apostujt e moralit e kanë kritikuar ashpër atë.

Vetëm në filmat e tij të vjetër Chaplin luante karaktere të pakëndshëm. Shumë shpejt ai iu përkushtua roleve, që karakterizuan më pas filmat e tij: ky ishte njeriu i thjeshtë, që mbrohet ndaj padrejtësive të jetës. Në veprat e më vonshme si „Kohët moderne“ (1936) ai ushtron edhe një kritikë të thellë shoqërore – njeriu në ingranazhet e industrializimit.

Një vepër mjeshtërore e Chaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – Chaplin ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin. E pavarësisht kësaj “Diktatori i madh” edhe sot është një film që ia vlen të shihet. /KultPlus.com

Të ngjajshme