Aktorja e Game of Thrones tregon sakrificat e rolit, ‘Vite pa larë flokët’

20 Janar, 2019 - 2:40 pm

Aktorja e serialit të njohur “Game of Thrones”, Sophie Turnerka treguar për sakrificat e saj gjatë xhirimeve të filmit. Asaj i duhet të përshtatej me karakterin dhe e kishte të ndaluar të lante flokët për gjatë gjithë kohës së xhirimeve.

“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin  dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur.”- ka treguar ajo për InStyle.

Dhe në fakt, të rrish me flokë të palarë për javë të tëra është e tmerrshme. Kjo i shkaktonte shpesh dhe irritime të lëkurës, por tashmë ka marrë fund.

“Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm.” /KultPlus.com

Të ngjajshme