займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Antrum’, filmi që tmerron pothuajse çdo shikues

20 Shkurt, 2020 - 5:28 pm

Vetë filmi hapet me një paralajmërim ogurzi se “Antrum nuk është i sigurt”, duke u bërë kështu filmi i cili tmerron secilin që vendos ta shikojë, shkruan KultPlus.

Edhe traileri vjen me një paralajmërim. Ai u tregon shikuesve: “Shikimi i mëposhtëm përmban imazhe të cilat thuhen se janë” “mallkuar “. Sugjerohet që ju të mos shikoni këtë material vetëm ose së paku të informoni dikë që e keni shikuar atë.”

Ajo çfarë e bën edhe më të frikëshmëm këtë film është fakti se krijuesit e filmit David Amito dhe Michael Laicini, këmbëngulin se mallkimi është i vërtetë dhe ka rezultuar në dy tragjedi.

Një shikues kishte postuar: “Për miqtë e mi të tmerrit, e kam një të tillë edhe une për juve. Më në fund gjeta një film që më frikësoi dhe më dha makth!

Ndërsa një fans i filmit shkroi për të: “Antrum ia doli mbanë të më bënte mua të shihja diçka që nuk duhet ta shihja. Shumë i frikshëm, por nuk mund t’i largoja sytë nga ekrani.”

Filmi pretendohet të jetë një rizbulim i viteve 1970, ndërsa është plasuar në vitin 2018, por vetëm kohët e fundit ka filluar të fitojë bujë.

Regjisori amerikan i filmave horror, Erik Thirteen, mësoi për filmin në festivalin e filmave horror të Brooklyn para një viti. Ai vendosi ta publikonte atë para një audience më të gjerë. Kështu ai lidhi kontrata të ndryshme për ta shfaqur filmin në Japoni përgjatë 2020-ës.

Filmi trajton historinë e një vëllai dhe një motre, të cilët janë aq të mërzitur nga vdekja e qenit të tyre, sa vendosin të gërmojnë një gropë për në ferr për të shpëtuar shpirtin e tij.

Ai fillon në modë klasike tallëse, duke zbuluar të gjitha gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur që kur është bërë në vitet 1970 dhe duke paralajmëruar audiencën që ata janë në rrezik nëse vazhdojnë të shikojnë.

Filmi është aktualisht i disponueshëm për tu parë në Amazon Prime – por vetëm në SH.B.A. / KultPlus.com

Të ngjajshme