займ на карту онлайн потребительский кредит

Arrin fragmenti i parë për “Ghostbusters, Afterlife”

12 Dhjetor, 2019 - 8:00 pm

Të gjithë fansave të Ghostbustersave legjendarë më në fund do t’u plotësohet dëshira. Vazhdimi i kësaj franshize fanta-shkencore do të dalë në kinema verën e ardhshme, ndërsa një pjesë e vogël e asaj që na pret e zbulon fragmenti i parë i sapopublikuar i filmit.

Kapitullin e ardhshëm të “Ghostbusters: Afterlife” na e sjellin regjisori Jason Reitman dhe producenti Ivan Reitman (regjisori i filmave ikonikë nga vitet 1984 dhe 1989).

Image

Në filmin “Ghostbusters: Afterlife” fokusi është tek familja dhe sekretet që e fshehin të vërtetën e së kaluarës dhe sekretet e një familjeje dhe të qytetit të vogël, shkruan KOHA Ditore. Ngjarja bën fjalë për nënën kryefamiljare, e cila me dy fëmijët e saj arrin në një qytet të vogël, ku fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme. Shumë shpejt familja fillon ta zbulojë lidhjen e tyre me shfarosësit origjinalë dhe trashëgiminë e fshehtë që ua ka lënë gjyshi i tyre.

Kasta e aktorëve përfshin Carrie Coon si nëna kryefamiljare, Finn Wolfhard (seria Stranger Things), si djali i saj, Mckenna Grace, si vajza e saj, dhe Paul Rudd, si mësuesi. Derisa shumë fansa e dëshirojnë gjithashtu rikthimin e yjeve origjinalë të Ghostbusters, Bill Murray si Peter Venkman, Dan Aykroyd si Raymond Stantz dhe Sigourney Weaver si Dane Barrett, ende nuk ka konfirmim nëse vërtet do të mund t’i shohim ata në këtë përshtatje të Ghostbustersëve ikonikë.

“Ghostbusters: Afterlife” do të shfaqet në kinema gjatë verës së vitit 2020. /KultPlus.com

Të ngjajshme