‘Barbie’ dhe ‘Oppenheimer’, nis beteja për të kryesuar fitimet

21 Korrik, 2023 - 9:15 pm

Hollivudi është kthyer në qendrën e botës gjatë kësaj jave me përplasjen rastësore të dy  prej prodhimeve më të mëdha filmike të vitit: “Barbie” dhe “Oppenheimer”.

Padurimi për “Barbie”, me regji të Greta Gerwig dhe “Oppenheimer” nga Christopher Nolan ka arritur kulmin në publikimin e tyre më 21 Korrik.

“Oppenheimer” kryeson kritikën deri më tani pasi ka grumbulluar 94% të vlerësimeve pozitive në “Rotten Tomatoes” krahasuar me “Barbie” që është në 89%.

Megjithatë, kjo e fundit mendohet se do kryesojë në fitime pasi parashikimet thonë se do të arrijë të grumbullojë 110 milionë Dollarë, ndërsa Oppenheimer rreth 50, sipas “Forbes”.

E ndërsa një pjesë e fansave janë të ndarë, një tjetër ka preferuar të bëhet pjesë  e “Barbenheimer”, pra të shohë të dy filmat në të njëjtën ditë.

Nëse parashikimet janë të sakta, filmi që ‘shpërthen’ nga roza do të ishte i pesti më fitimprurës për këtë vit pas “The Little Mermaid” ($118 milionë), “Guardians Of The Galaxy Vol. 3” ($118.4 milionë), dhe “Spider-Man: Across The Spider-Verse” ($120.5 milionë).

Vendi i parë mbahet nga “The Super Mario Bros Movie” që arriti 146 milionë në javën e debutimit dhe arriti një miliardë vetëm pak ditë më vonë./KultPlus.com

Të ngjajshme