займ на карту онлайн потребительский кредит

Brad Pitt do të luajë në filmin e ardhshëm “Bullet Train”

13 Korrik, 2020 - 6:00 pm

Aktori shumë i dashur amerikan, Brad Pitt, është angazhuar në një film të ri regjinë e së cilit do ta bëjë regjisori i filmave, “Deadpool 2” dhe “Fast And Furious Presents: Hobbs & Shaw”, David Leitch.

Ylli i njohur hollywoodian, i cili vitin e kaluar e fitoi një shpërblim Oscar për rolin e tij në dramën, “Once Upon A Time In Hollywood”, ka nënshkruar kontratë për të luajtur në filmin e ardhshëm të zhanrit aksion dhe triler, “Bullet Train”, transmeton Koha.

Revista “Variety” ka raportuar se Leitch do të bëjë regjinë e projektit të prodhuar nga studioja “Sony Pictures”, dhe i cili bazohet në romanin japonez “Maria Beetle”, të autorit Kotaro Isaka.

Kelly McCormick, Antoine Fuqua dhe Kat Samick, po ashtu vijnë në rolin e producentëve të këtij filmi, derisa skenari i tij është duke u shkruar nga Zak Olkewicz.

Deri me tani nuk është bërë e ditur ndonjë datë e saktë se kur do të fillojnë xhirimet e filmit, “Bullet Train”.

Ndërkaq, romani i përkthyer në gjuhën angleze me të njëjtin titull, e rrëfen historinë e disa anëtarëve të një grupi të fshehtë kriminel në Japoni, të cilët e gjejnë veten të ngërthyer në një situatë të rrezikshme, si pasojë e urdhrave kontradiktore.

Libri do të publikohet në gjuhën angleze gjatë vitit 2021.

Të ngjajshme