DokuFest nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Komunën e Prizrenit

2 Qershor, 2021 - 5:55 pm

DokuFest në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Komunën e Prizrenit sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes institucionale të DokuFest. Marrëveshja ka për qëllim avancimin e programeve të cilat kanë të bëjnë me festival dhe zhvillimin e kineastëve të rinj të Kosovës.

Me këtë rast gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtoresha ekzekutive Linda Lllullatha “Jemi shumë të lumtur që sot edhe zyrtarisht e thellojmë bashkëpunimin tonë shumëvjeçar me qeverinë suedeze, përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, që do të mbështetet edhe nga Komuna e Prizrenit. Kemi qenë shumë të nderuar të jemi nikoqir të drejtoreshës së Institutit të Filmit Suedez në Prizren, e cila ka qenë një përkrahëse e flaktë e DokuFest në skenën ndërkombëtare. Me Institutin Suedez dhe regjionin Halland kemi organizuar programe siç është “CREATIVE FORCE” e që u ka mundësuar artistëve suedez të bashkë krijojnë me artistë nga rajoni gjatë edicioneve të kaluara të DokuFest.

DokuFest ka fillu si një festival në një qytet pa kinema, por fal punës tonë dhe fal përkrahjes së miqve dhe punës së palodhshme të gjithë atyre që kanë kontribuuar në DokuFest ndër vite sot Prizreni njihet si qytet i kinemasë dhe 20 vite më vonë Prizreni ka 16 kinema aktive në qytet. E kinematë nuk mund të jetojnë pa filma dhe pa tregimet e krijuesve vendor. E mbështetja suedeze në këtë aspekt do ta luaj rolin shumë të rëndësishëm të vazhdimit të zhvillimit të kineastëve të rinj. Ky është vetëm një nga qëllimet e kësaj mbështetje, përmes së cilës qeveria suedeze e ka parë potencialin e organizatës tonë në zhvillimin e mëtutjeshëm të skenës së filmit, në veçanti të kineastëve të rinjë.

Ne, poashtu do të kemi mundësinë që të vazhdojmë punën tonë në demokratizimin e shoqërisë përmes artit dhe kulturës. Kjo do të reflektohet në zhvillimin strukturor të kapaciteteve të organizatës për të konfiguruar gradualisht fushën e programit tonë strategjik dhe vizionin për 10 vitet e ardhshme.”

Ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahlinypotencoi se “Ne besojmë fuqimisht në potencialin e artit dhe kulturës për të ngritur shoqëritë nga varfëria dhe për t’i vendosur ato në rrugën e zhvillimit. Në rastin e Kosovës, ajo është e lidhur ngushtë me afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj. Artistët dhe institucionet kulturore janë agjentë të ndryshimeve shoqërore, roli i tyre shtrihet përtej veprës dhe ngjarjeve të tyre artistike. Prandaj, institucionet shtetërore duhet të veprojnë mençur duke zgjeruar fushën e mbështetjes për artin dhe kulturën. Suedia është e lumtur të bëjë pjesën e saj.

Projekti ynë synon të konsolidojë kapacitetet institucionale dhe qëndrueshmërinë e DokuFest si një mjet për rritjen e ndikimit ekonomik të festivalit për Prizrenin dhe Kosovën. Ne jemi të lumtur të ecim krah për krah me DokuFest në dekadën e tij të tretë. Ju uroj një edicion të mrekullueshëm të festivalit të 20- të, shumë sukses në zbatimin e projektit dhe falënderoj secilin dhe të gjithë ju që keni punuar në përgatitjen e projektit dhe marrëveshjes.”

Ndërsa, Kryetari i Komunës, Mytaher Haskukatheksoi “DokuFest për 20 vite e ka kthyer Prizrenin në një qendër botërore të filmit duke e pasuruar jetën kulturore të Kosovës dhe duke e kthyer Prizrenin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor.

Përmes programeve të tyre artistike dhe kulturore DokuFest ka frymëzuar rininë dhe sektorin krijues të Kosovës, dhe të Prizrenit në veçanti, për të guxuar dhe për të shfrytëzuar potencialin ekzistues të qytetit të Prizrenit në promovim përmes artit dhe kulturës.

Kjo ka ndikuar që sot Prizreni edhe të jetë qendër e filmit me një numër të madh të kinemave që u ofrojnë mundësi të rinjve të kenë qasje në programe të begatshme artistike përmes filmave dhe diskutimeve që zakonisht ndodhin pas shfaqjes së filmave. Filmi ka frymëzuar edhe shumë të rinjë që të hulumtojnë dhe krijojnë tregime audiovizuele të cilat përçojnë zërat e të rinjve në skenën ndërkombëtare.”

Marrëveshja e sotme ka kohëzgjatje 3 vjeçare dhe qëllimi i përgjithshëm i programit është demokratizimi i shoqërisë përmes artit dhe kulturës që do të ndërveprojë në sektorin e artit, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme