Dokumentarët e Princit Harry dhe Meghan Markle në Netflix do të transmetohen muajin tjetër

18 Nëntor, 2022 - 10:40 am

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të bëjnë debutimin e tyre në Netflix në dhjetor, pavarësisht raporteve për të kundërtën, të cilët donin që premiera e dokumentarit të tyre të shtyhej për në vitin 2023. Në fillim u raportua se reagimet negative ndaj “The Crown”, bënë që Netflix të shtynte shfaqjen.

Megjithatë, Netflix vendosi të vazhdojë normalisht me programimin, duke qenë se dokumentari nuk ka asnjë lidhje me sezonin e pestë të “The Crown”. Burimet kanë pohuar se kishte probleme midis Sussexes dhe platformës, pasi donin që komentet për Mbretin Charles, Camilla, Princin William dhe Kate Middleton të mos shfaqeshin.

Megjithëse një datë zyrtare nuk është caktuar, pretendohet se disa komente nga Princi Harry dhe Meghan Markle kundërshtojnë atë që djali i dytë i Charles shkroi në kujtimet e tij. Cikli i ri i serialit “The Crown ” ka shkaktuar kritika të forta, në një periudhë të shkurtër kohore që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.

Të ngjajshme