Dokumentari francez mbi jetën e Mbretit Zog dhe Geraldines, ‘trëndafilit të bardhë’ (VIDEO)

2 Janar, 2018 - 6:35 pm

Për jetën e Mbretëreshës Geraldine dhe Mbretit Zog kanë folur shumë, e janë dokumentuar edhe pamje dhe histori të ndryshme.

Një dokumentar së fundmi vjen nga gazetari francez Frederic Miterrand, i cili sjellë një material të çmuar mbi jetën e Mbretit e Mbretëreshës shqiptare.

Elia Zaharia Zogu, gruaja e Princit, ka treguar për dokumentarin dhe e ka quajtur atë si një arritje të madhe për popullin shqiptar, shkruan KultPlus.

“Të dashur miq, linku i mëposhtëm përmban dokumentarin më të bukur të realizuar ndonjëherë për Mbretëreshën Geraldine, Mbretin Zog, Shqipërinë e atyre viteve dhe jetën në mërgim. Është realizuar mjeshtërisht nga gazetari më i mirë francez, z.Frederic Mitterrand, i cili ka hulumtuar në arkivat e të gjitha shteteve ku Familja Mbretërore ka jetuar, dhe ka sjellë këtë material kaq të çmuar! Një leksion gazetarie! Sonte në darkë jepet në tv arte, sigurisht për ata që e njohin është stacioni më prestigjioz në Evropë, ndaj për ata që flasin frëngjisht dhe gjermanisht, mos e humbisni! Do më falënderoni 😉 Kjo është dhurata më e çmuar që na bëhet në këtë fillim viti, në radhë të parë si familje, por mbi të gjitha si shqiptarë. 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare trokiti me gjithë dinjitetin që meriton! 1 ore e 10 minuta ne tv arte nuk arrihet lehtë për një shtet. Ndaj edhe një herë, faleminderit “Trëndafilit të Bardhë” që edhe nga bota e engjëjve i shërben vendit që deshi aq shumë!

Miterrand shkon nëpër historinë e gruas hungarezo-amerikane që u bë e dashur për shqiptarët, e quajtur edhe “Trëndafili i bardhë i Tiranës, me një dasmë e cila u transmetua në Radio Tiranë për të gjithë popullin shqiptar. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme