Festivali i filmave malorë dhe sporteve ekstreme BANFF, vjen në Prishtinë më 4 dhe 5 tetor në Cineplexx

21 Shtator, 2022 - 5:37 pm

Festivali i Filmit të Maleve Banff Kosovo, sjellë në Cineplexx edicionin e tij të 3-të, filmat më mbreslënës të sporteve ekstreme dhe kulturës malore të selektuar nga mbi 400 filma garues nga e gjithë bota. Të përzgjedhur me shumë kujdes, këta filma kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, dhe krijojnë mundësinë ideale për të udhëtuar përmes teknologjise së sofistikuar të kinemasë në disa nga vendet më të largëta në planet.

Këtë vit, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të metrazhit të shkurtë të ndarë në programet RED dhe BLUE, me 4 dhe 5 Tetor në Cineplexx Prishtina. Filmat përfshijnë sporte ekstreme si skijim, çiklizëm malor, alpinizëm, zhytje, surf, kërcim BASE, dhe fluturim me kostum krahësh, gjithmonë duke prekur çështje aktuale rreth ambientit dhe ngrohjës globale. Shitja e biletave fillon me datën 26 shtator përmes aplikacionit të Cineplexx Kosovo.

 “Jemi me fat që si shtet relativisht i vogël kemi arritë të sjellim Festivalin e Filmit të Maleve Banff më afër komuniteteve sportiste dhe malore në Kosovë dhe rajon. Filmat e festivalit Banff Kosovo, përmes storjeve sfiduese dhe inspiruese të atletëve të sporteve ekstreme, mbushin audiencën me adrenalinë dhe emocione të përaferta me ato të vetë protagonisteve. Qëllimi i ekipës tonë është që përmes filmit të inspirojmë rininë Kosovare të mirren më shumë me aktivitete sportive, të ruajnë natyrën, dhe të festojmë së bashku arritjet dhe punën e pandalshme të sportistëve tonë gjatë vitit.”  – është shprehur Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala.

Markus Eder skiing the picturesque glaciers around the high peaks of Zermatt in Zermatt, Switzerland on May 14, 2021.

 Banff Kosovo hapë këtë edicion me 4 Tetor me programin RED, duke shfaqë filmin e skijimit të stilit free-ride ‘The Ultimate Run’ që demonstron aftësitë, kreativitetin, dhe argëtimin në male të skijatorit me famë botërore Markus Eder. Për të vazhduar me 7 filma tjerë të metrazhit të shkurtër që manifestojnë shpirtin e aventurës, qendrueshmërisë, dhe përkushtimit në sporte.

 Me 5 Tetor në programin BLUE shfaqen një përgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi ‘Learning to Droën’ me protagonisten Jess Kimura, e cila konsiderohet të jetë një nga snoëboarderet femra me më së shumti ndikim ne botë, e cila ne krye të karrierës së saj humbi dashurinë e jetës së saj në një aksident tragjik. Hidhërimi i saj e çoi në një drejtim që nuk mund ta kishte parashikuar kurrë.

 Të 16 filmat e këtij edicioni janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë shtete si: SHBA, Kanadë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicërr, Francë, Austri, dhe Norvegji.

BANFF Mountain Film Festival organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976. Prishtina është për herë të tretë nikoqire e këtij festivali përmes Banff Mountain Film Festival Kosovo. Kjo ngjarje kulturore, e artit, sportit dhe aventurës përkrahët nga Cineplexx Kosova, Sëiss Development Corporation (SDC), Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë, dhe RED BULL. Ky është viti i parë i organizimit të festivalit pa masa limituese të imponuara nga COVID-19.

Të ngjajshme