Fillon edicioni i njëmbëdhjetë i ‘Green Fest’

17 Gusht, 2021 - 6:58 pm

Nën temën “Ndrite Qytetin” programi i sivjetmë i Green Fest fokusohet në potencialet që do çonin drejt menaxhimit sa më efikas të qyteteve, me qëllim që të jenë sa ma gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme.

Fokus i këtij programi sensiblilizues e vizionues do të jenë potencialet ekzistuese në qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës. Programi i përgjithshëm i festivalit përmban aktiviteteve të ndryshme si: ekspozita artistike, shfaqje filmash, diskutime, puntori, promovim libri, ligjërime, si dhe do përmbyllet me dy netë muzikore në qytetin e minatorëve.

Duke ditur rolin jetik të qeverisjeve lokale, edicioni i 11’të i Green Festival del me thirrjen “Ndrite qytetin”, me shpresën se vendimmarrësit do të fokusohen për zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër (transport më efikas, ulje të ndotjes së ajrit), e do marrin parasysh kërkesat e qytetarëve për të shkuar drejt ndërtimit të qyteteve sa më gjithëpërfshirëse, të jetueshme dhe më të gjelbra.

Mbrëmë u bë hapja solemne e festivalit me çrast u konfirmua edhe nga zyrtarët komunal se Green Fest vazhdon të jetë festival tradicional e markë identifikuese e qytetit të Mitrovicës.

Dita e parë e festivalit ka filluar me puntorinë vizionuese “Ndrite Trepçën”, “Green Talks” puntorinë me teknologji për fëmijë “Ndrite qytetin”, si dhe do të mbyllet me shfaqjen e filmit “I Am Greta” dhe një diskutim me Granit Gashin. / KultPlus.com

Të ngjajshme