Ndahet nga jeta aktori Josif Koçi

5 Nëntor, 2019 - 1:06 pm

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i teatrit të Durrësit, Josif Koçi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Facebook.

Përmes postimit shprehen ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.

Publikimi nga Teatri:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatri Aleksander Moisiu Durres, Josif Koci. Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.” /KultPlus.com

Të ngjajshme