Fillon sezoni i shumëpritur i serialit ‘La Casa De Papel’

3 Prill, 2020 - 8:09 pm

”Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është tashmë online

Seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix, vjen tashmë me një sezon të katërt që e gjeni online nga SOT.

Edhe ky sezon përmban 8 episode, secili midis 41 dhe 57 minutash.

Netflix e ka publikuar të gjithë serialin njëkohësisht në të gjithë globin.

Sezoni i tretë përfundoi me ekipin që po planifikonte të shpëtonte Rio-n, i cili ishte kapur nga autoritetet.

Në finale banda u përlesh me autoritetet në Bankën e Spanjës dhe shikuesit mbetën në ankth për të parë vazhdimin e serialit.

Money Heist është një ndër serialet jo në gjuhën angleze, më të ndjekur në mbarë botën. / KultPlus.com

Të ngjajshme