Grupi U2 prezentë në hapjen e Festivalit të Filmit në Sarajevë

11 Gusht, 2023 - 9:29 pm

Grupi i njohur muzikor U2 janë prezentë në hapjen e Festivalit të Filmit në Sarajevë, përcjell KultPlus.

Pak para fillimit të festivalit, në faqen zyrtare është publikuar edhe një fotografi ku shihen dy prej anëtarëve të grupit.

Muaji gusht në Sarajevë shënohet rregullisht nga Festivali i Filmit, i cili tërheq numër të madh vizitorësh nga shumë vende. Qytetarët e Sarajevës dhe mysafirët e tjerë, si në vitet e kaluara, presin filma dhe argëtim të mirë nga Festivali i Filmit në Sarajevë.

Ndërkaq, premierën botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë do të ketë edhe filmi ‘Fran and Verka; or a usual day in an abandoned village’ i regjisorit kosovar Sovran Nrecaj. Kurse aktorja Majlinda Kasumovic luan një prej roleve kryesore në filmin ‘Sirin’ të regjisorit Senad Sahmanovic, film ky që po ashtu do të ketë premierën botërore në Sarajevo Film Festival./KultPlus.com

Të ngjajshme