Hapet zyrtarisht Festivali i Filmit në Sarajevë (FOTO)

11 Gusht, 2023 - 10:29 pm

Është hapur zyrtarisht edicioni i 29-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë, përcjell KultPlus.

“Festivali i Filmit në Sarajevë është i hapur, duke shënuar fillimin e verës filmike të Sarajevës! Në ditët në vijim, shijoni një përzgjedhje të përzgjedhur me kujdes prej 220 filmash në 19 programe”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të Festivalit, teksa edhe i kanë bashkëngjitur fotografitë e hapjes.

Muaji gusht në Sarajevë shënohet rregullisht nga Festivali i Filmit, i cili tërheq numër të madh vizitorësh nga shumë vende. Qytetarët e Sarajevës dhe mysafirët e tjerë, si në vitet e kaluara, presin filma dhe argëtim të mirë nga Festivali i Filmit në Sarajevë.

Ndërkaq, premierën botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë do të ketë edhe filmi ‘Fran and Verka; or a usual day in an abandoned village’ i regjisorit kosovar Sovran Nrecaj. Kurse aktorja Majlinda Kasumovic luan një prej roleve kryesore në filmin ‘Sirin’ të regjisorit Senad Sahmanovic, film ky që po ashtu do të ketë premierën botërore në Sarajevo Film Festival./KultPlus.com

Të ngjajshme