Jude Law në rolin e kapiten Grremçit te ‘Peter Pan’

8 Prill, 2021 - 11:26 pm

Aktori Jude Law është parë i veshur si personazhi kapiten Grremçi, pas fillimit të punës së tij në versionin më të fundit të filmit aksion të “Peter Pan and Wendy”.

Aktori 48-vjeçar kishte në dorë një maskë fytyre gjersa po drejtohej në sheshxhirim në Vancouver me veshjen e tij prej pirati, për ta marrë rolin e të ligut në përrallën ikonike. Jude është aktori më i fundit në radhën e gjatë të yjeve që e kanë portretizuar piratin legjendar të romanit klasik nga J.M. Barrie dhe ndjek hapat e Jason Isaacsit, Dustin Hoffmanit dhe Garrett Hedlundit.

Me një jelek të kuq dhe çizme të zeza, Jude ishte transformuar tërësisht në Captain derisa po drejtohej për në sheshxhirim, transmeton KultPlus.

Ylli i “King Arthur: Legend of the Sword” kishte flokë dukshëm më të gjata se zakonisht, mjekër dhe mustaqe. Duke e fshehur karakteristikën kryesore të Grremçit, që është në krah, Jude e mbante dorën prapa gjersa fliste me pjesëtarët e ekipit.

Peter Pan dhe Wendy do të portretizohen nga aktorët Alexander Molony dhe Gabo Anderson. Qysh prej prillit kur u kuptua se asaj do t’i jepej roli i Wendyt, ajo kishte thënë për “Flaunt” se ndihet si Wendy.

“Thjesht ndihem si Wendy, vajza që nuk do të rritet kurrë! E doja tepër shumë këtë rol, vetëm për të mendoja”, kishte thënë aktorja.

Regjisori i “Pete’s Dragon” do të jetë në krye të projektit dhe do ta shkruajë skenarin së bashku me Toby Halbrooks.

Libri tregon historinë e vajzës Wendy Darling dhe dy vëllezërve të saj, Michael dhe John, të cilët fluturojnë në Asgjëkund, pasi e zbulojnë se Peter dhe zana e tij, Tinker Bell, janë në dhomën e tyre.

Fëmijëve u shfaqet një botë magjike me plot përralla, sirena, indianë dhe piratë dhe i bashkojnë forcat me ekipin e Peterit “The Lost Boys” për ta mposhtur kapiten Grremçin dhe për ta pushtuar anijen e tij “The Jolly Roger”.

Në shumë versione i njëjti aktor e ka luajtur rolin e kapiten Grremçit dhe Darlingut, pasi në roman tregohet se i ligu është pasqyrë e Darlingut, babait i rreptë i fëmijëve dhe përpjekjeve të tij për t’i shtyrë që ‘të rriten’. / KultPlus.com

Të ngjajshme