Këto janë 26 projektet filmike të mbështetura nga QKK për vitin 2022

11 Dhjetor, 2022 - 6:41 pm

Filmi i metrazhit të gjatë, ‘Hatixhe and Shaban a story of money and shame’ me regji dhe skenar nga Visar Morina dhe producent Eshref Durmishi i prin listës së filmave të metrazhit të gjatë artistikë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës për vitin 2022, përcjell KultPlus.

Në këtë listë janë edhe filmat ‘Jerëm’ me regji dhe skenar të Ismet Sijarinës, ‘Pilivesa me regji dhe skenar nga Dren Zherka, filmi ‘Azil’ me regji të Jeton Ahmetaj dhe skenar të Jeton Neziraj dhe filmi ‘Me fjalë të tjera’ me regji dhe skenar nga Valbona Jashari.

QKK përveç filmave artistikë të metrazhit të gjatë, ka mbështetut edhe filmat në kategorinë kooproduksion minor ku janë mbëshetur filmat ‘Pikë uji’, ‘Vidra’ dhe ‘Leaving Eden’.

Po ashtu është mbështetur edhe filmi i metrazhit të shkurtë të animuar ‘Lobby Boy’.

Janë mbështetur edhe kategoritë: Postproduksion për film të metrazhit të gjatë, ku është përzgjedhur filmi ‘Adnan Kafazi’, Zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë ku janë përzgjedhur filmat ‘Era’, ‘Kthimi n’mal’, ‘Pain, the nemesis’, ‘Banesat e të vetmve’, ‘Vatershuar’,’Lumi na’, ‘Gjurme’, ‘You Don’t know’ dhe ‘Ana tjetër e luftës’.

Ndërkaq në mesin e filmave të metrazhit të shkurtër artistikë të mbështetur nga QKK, listës i prin filmi ‘My godfather send me an iphone’ me regji dhe skenar të Samir Karahodës. Në këtë listë janë edhe ‘Keep going’ me regji të Valmira Hysenit dhe skenar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ‘Intervista’ me regji dhe skenar të Andamion Murati, ‘Greed’ me regji dhe sekar të Salma Al Dehaybi, filmi ‘Buka dhe turpi’ me regji të Ben Apollonit dhe skenar nga Ag Apolloni, ‘Once upon a midnight’me regji dhe skenar nga Hana Bucalija dhe filmi ‘Ni rrugdalje’ që e sjell Lum Radoniqin si regjisor dhe skenarist.

Klikoni KËTU për të parë listën e plotë të filmave të mbështetur nga QKK./ KultPlus.com

Të ngjajshme