Lady Gaga: Nuk kam folur me Patrizia-n për rolin tim në ‘House of Gucci’

5 Nëntor, 2021 - 3:05 pm

Së fundmi këngëtarja Lady Gaga ka folur për rolin e saj në filmin ‘House of Gucci’.

Në një intervistë për ‘Vogue’, Gaga zbuloi se nuk ka folur kurrë me Patrizian pasi  ajo mund ta bënte rolin e drejtë vetëm nëse lexonte midis rreshtave.

”Ndjeva se mund ta bëja të drejtë këtë histori vetëm nëse e qasja me syrin e një gruaje kurioze që ishte e interesuar të zotëronte një shpirt gazetaresk, në mënyrë që të mund të lexoja mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit. Do të thotë se askush nuk do të më tregonte se kush ishte Patrizia Gucci, madje as Patrizia Gucci”, u shpreh këngëtarja. Patrizia u shpall fajtore dhe u dënua me 29 vjet për punësimin e vrasësit, i cili vrau ish-burrin e saj, Maurizio Gucci./KultPlus.com

Të ngjajshme