Lajm i mirë për adhuruesit e serialit më të njohur amerikan ”Friends”

15 Nëntor, 2019 - 5:30 pm

Kohët e fundit është diskutuar shumë rikthimi i serialit ”Friends” në ekranin amerikan, por së fundi është konfirmuar se kasti i aktorëve do të bëhen bashkë edhe për një episodë, shkruan KultPlus.

Lajmi është konfirmuar nga Hollywood Reporter ku thuhet se aktorët David Schwimmer, Jennifer Aniston, Matthew Perry, Courtney Cox, Matt Le Blanc dhe Lisa Cudrow, do të shihen përsëri në ekranet e vogla si personazhe të ”Friends”

Do të filmohet një episod i ri, special, i cili do të tansmetohet në ABC max. Pjesë e këtij episodi special, do të jenë edhe krijuesit e serialit Martha Kaufman dhe David Crane.

”Friends” është një komedi amerikane, prodhuar nga NBC gjatë periudhës 1994 – 2004. Seriali bën fjalë për një grup shokësh, që jetojnë në Manhattan të Neë York City, që të gjashtët kanë shumë të përbashkëta, por edhe shumë kontraste. Tematika e këtij seriali kryesisht flet për shoqërinë, situatat qesharake dhe afeksionin ndaj të tjerëve. Ka qenë një prej serialeve që ka marrur shumë kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me më së shumti shikueshmëri dhe ndikim jo vetëm në Amerikë, por në tërë botën.

Në këtë serial humoristik bëhet fjalë për gjashtë shokë të pandashëm nga njëri tjetri. Që të gjashtët kanë shumë të përbashkëta, por edhe shumë kontraste. Tematika e këtij seriali kryesisht flet për shoqërinë, situatat qesharake dhe afeksionin ndaj të tjerëve. ”Friends” ka qenë i nominuar për 63 çmime Emi. / KultPlus.com

Të ngjajshme