‘A Long Way Home’ i Ibër Dearit në Festivalin e Filmit Downtown Tyler

31 Gusht, 2017 - 10:58 am

Regjisori shqiptar nga Maqedonia Ibër Deari po vazhdon të korrë suksese me filmin e tij të metrazhit të shkurtër ‘A Long Way Home’.

Ky film me skenar e regji të Dearit, do të shfaqet në edicionin e shtatë të Festivalit të Filmit ‘Downtown Tyler’në Texas, shkruan KultPlus. Ky festival i cili mbahet në qendër të qytetit Tyler është themeluar në vitin 2011. Festivali mbahet me datat 27 deri më 30 shtator ndërsa filmi i Ibër Dearit do të shfaqet më datën 27 shtator në Liberty Hall.

Filmi bënë fjalë për një djalë me emrin Olti, i cili pasi lirohet nga burgu, niset rrugës për në shtëpi. Por gjatë rrugës haset me një pengesë të madhe. Oltit i ndalohet të futet në fshatin e tij. Ai mbetet mes dilemës, rrezikut për familjen e tij ose të ik larg që të filloj një jetë të re.

‘A long way home’ në kastë të aktorëve ka: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani, Musa Isufi dhe Ardian Kadriu. Producent i filmit është Afrim Asani./ KultPlus.com

Të ngjajshme