Mark Hamill shpallet Ikona e Comic-Con për vitin 2019

23 Korrik, 2019 - 10:00 am

Mark Hamillit iu dorëzua 2019 Icon Award në Comic-Con në San Diego të Californias.

Aktori i Star Wars ishte në konventën e fansave duke e promovuar filmin e Netflix, “Dark Crystal: Age of Resistance”, kur u befasua me çmimin në fjalë.

“Ju thashë se sa me fat ndihem që mund t’i bëj të gjitha gjërat që i kam dashur si fëmijë dhe të paguhem për këtë, kështu që kjo duket shumë e tepërt, por është shumë e çmuar”, u tha Hamill fansave, shkruan KOHA Ditore. “Dëgjoni njerëz, po të mos ishit ju, unë me siguri nuk do të qëndroja këtu.

“Fillova të vija në këto konventa shumë vite para se ta takoja George (Lucas). Unë isha në konventë kur më thanë, ‘Ke dëgjuar? Do të jenë 5,000 njerëz këtë vit’. Dhe ne thamë, ‘Uau! Sa prej tyre janë femra?” Ju falënderoj vërtet shumë”.

Lucas dhe gruaja e ndjerë e stripave të Marvel, Stan Lee, janë në mesin e fituesve të mëparshëm të çmimit Icon. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme