Murphy bazoi stilin e tij në David Bowien për ‘Oppenheimer’

25 Korrik, 2023 - 11:40 pm

Aktori Cillian Murpy ka thënë që rrobat e tij në filmin “Oppenheimer” ku ai e luan rolin kryesor, ishin frymëzuar nga veshjet dhe stili i një periudhe i këngëtarit të ndjerë, David Bowie.

“Ne punuam për së afërmi me disejnatorët tanë të kostumeve për t’i disejnuar rrobat tona. Dhe unë në veçanti doja që ta merrja siluetën e tij. Ai ishte shumë i brishtë, ishte shumë, shumë i hollë dhe doja që ta arrija atë siluetë me sukses”, ka thënë Murphy për MTV Movies.

“Chrisi më dërgoi disa fotografi të David Bowiet, në periudha të caktuara të karrierës së David Bowiet, si Thin White Duke dhe ajo periudha e ‘Young Americans’”.

The Thin White Duke ishte njëri prej personazheve të shumtë të Bowiet, të cilin e kishte adaptuar gjatë viteve 1975 dhe 1976.

Albumi i tij, “Young Americans” kishte dalë në mars të vitit 1975./KultPlus.com

Të ngjajshme