‘Nata e filmit’ sonte shfaq filmat ‘Pa vend’ dhe ‘Në mes’ të Samir Karahodës

16 Nëntor, 2022 - 2:26 pm

Organizata jo-qeveritare “ETEA” po sjell ngjarjen e radhës të Qendrës “Libart” e që do të jetë shfaqja e filmave “Pa vend” dhe “Në mes” si dhe diskutim me autorin Samir Karahoda.

Ngjarja do të mbahet sot, më datë 16.11.2022 në Qendren “Libart”, me fillim nga ora 18:00.

Pas shfaqjes së filmave “Në mes” dhe “Pa Vend” do të kemi mundësinë të takoheni dhe dëgjoni një bashkëbisedim mes Samir Karahodës dhe Doki Qerimit. / KultPlus.com

Të ngjajshme