“No time to die”, filmi i shumëpritur nga publiku shfaqet në Tiranë

9 Tetor, 2021 - 10:33 pm

Filmi i shumëpritur nga publiku, “No time to die”, ndoshta i fundit i sagës së agjentit 007, ka mbërritur edhe në Tiranë.

Pasditen e sotme, u shfaq në kinema Millenium, filmi i agjentit James Bond, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe dhe ambasadori anglez Alastair King-Smith.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe parakalimi në tapetin e kuq, ku të ftuar VIP do të fotografohen apo mund të intervistohen.

Filmi ”No Time To Die” pati menjëherë arkëtime të bujshme me rreth 5,8 milionë dollarë në ditën e tij të parë të plotë në kinematë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës në fillim të tetorit.

”Kënga e mjellmës” e James Bond nga aktori Daniel Craig mbërriti pas një vonese të gjatë për shkak të pandemisë dhe i dha industrisë së filmit një nxitje shumë të nevojshme.

”No Time To Die”, i drejtuar nga regjisori amerikan Cary Joji Fukunaga dhe gjithashtu me protagonistë Lea Seydoux, Rami Malek dhe Lashana Lynch, pritet të fitojë 90 milionë dollarë në fundjavë./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme