займ на карту онлайн потребительский кредит

“Once Upon a Time in Hollywood” bëhet miniseri

Shtator 11, 2019 - 10:00 pm

Menjëherë pasi që filmi “Once Upon a Time in Hollywood”, me regji të Quentin Tarantinos, mbërriti në kinema, filluan të qarkullojnë thashetheme se skenaristi/regjisori i njohur po mendon t’i shndërrojë pamjet e papublikuara në një miniseri për Netflixin.

Regjisori e bëri të njëjtën gjë në fillim të këtij viti, duke i publikuar kuadrot shtesë të “The Hateful Eight”. A është “Once Upon a Time in Hollywood” në radhë? Sipas Brad Pittit – po.

Image

Pitt, i cili në film e luan një prej roleve kryesore, zbuloi në një intervistë të fundit për “New York Times” se Tarantino e kishte diskutuar tashmë këtë ide dhe se bëhej fjalë për një “ide mjaft tërheqëse”.

Ajo që e dimë për filmin është se versioni origjinal, regjisorial, është plot dy orë më i gjatë se versioni i cili përfundoi në kinema. Disa skena nga ai version i zgjeruar u gjendën në materialet promovuese dhe trilerë, të cilat nuk patëm mundësi t’i shihnim në kinema.

Ajo që e dimë se është larguar është Tim Roth në rolin e butlerit Jay Sebring, James Marsden, si Burt Reynolds dhe Danny Strong, i cili e luajti Dean Martinin. /KultPlus.com

Të ngjajshme