Vdes aktori, Joe Flaherty

4 Prill, 2024 - 12:56 pm

Joe Flaherty ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajza e tij Gudrun Flaherty e cila tha për Variety: “Pas një sëmundje të shkurtër, ai na la. Babai im ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i njohur për zemrën e tij të madhe dhe pasionin e palëkundur për filmat e viteve ’40 dhe ’50. Njohuritë e tij në epokën e artë të kinemasë nuk i dhanë formë vetëm jetës së tij profesionale, por ishin gjithashtu një burim magjepsjeje të pafund për mua. Në këta muajt e fundit, ndërsa ai u përball me sfidat e tij shëndetësore, ne patëm mundësinë e çmuar të shikonim shumë prej atyre filmave klasikë së bashku – momente që do t’i mbaj përgjithmonë në zemër”.

Flaherty ishte i njohur për punën e tij në serinë komedike kanadeze të skeçeve, Second City Television, në të cilën ai u shfaq së bashku me Martin Short dhe Catherine O’Hara. / KultPlus.com

Të ngjajshme