Pesë vite nga vdekja e Paul Walker, së shpejti dokumentari në kujtim të tij (VIDEO)

16 Nëntor, 2018 - 11:34 pm

Këtë verë që lamë pas në Amerikë u transmetua një version i reduktuar i dokumentarit të “I am Paul Walker”. Ndërkohë që në datën 30 nëntor e cila përkon me datën e vdekjes së aktorit do të publikohet filmi i plotë.

Dokumentari do të debutojë në platformat Video On Demand, pikërisht në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit, në një aksident rrugor.

Përkujtimi i bëhet nga regjisori Adrian Buitenhuis, falë intervistave të të afërmve dhe shumë miqve, duke kujtuar Paul Walker jashtë sagës “Fast & Furious”, nga e cila u bë më shumë i njohur. N

ë klipin e mëposhtëm është regjisori i të parit film “F&F” Rob Cohen që kujton reagimin e Walker kur i propozoi rolin./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=YIVuI7i3bAM

Të ngjajshme