Publikohet traileri i serialit, ‘3 Body Problem’

10 Janar, 2024 - 10:18 pm

Netflix ka publikuar trailerin e parë të plotë për serialin e ri dramë fantastiko-shkencor ‘3 Body Problem’, nga producentët e ‘Game of Thrones’, David Benioff dhe DB Weiss.

Dyshja foli për Reuters, gjatë Panairit të Konsumatorëve Elektronikë (CES) në Las Vegas. Benioff tha se libri që frymëzoi shfaqjen tërhoqi vëmendjen e tyre menjëherë.

“Ishte ndryshe nga çdo gjë që kishim lexuar ndonjëherë. Fillon në fund të viteve ’60 dhe shkon deri në fund të kohës, dhe në fund të universit, fjalë për fjalë dhe kjo ishte njëkohësisht tërheqëse dhe e frikshme sepse nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Nuk e kisha lexuar kurrë dhe nuk mund të imagjinonim ndonjë shfaqje tjetër që ta kishte bërë ndonjëherë.”

Netflix ofroi një kufje në stendën e saj duke u dhënë fansave një përvojë gjithëpërfshirëse të lidhur me serialin./KultPlus.com

Të ngjajshme